Mërgimtarët po grabiten në autostradën serbe

Makinat të cilat udhëtojnë përmes Serbisë e që kanë targa të vendeve të huaj, janë trageti i një grupi të organizuar nga Serbia, në mesin e të cilëve dyshohet se ka edhe shqiptarë dhe turq.

Grupi po lëviz nëpër autostradën në Serbi, që nga hyrja nga Kroacia dhe po grabit makinat me targa të huaja, raporton Albinfo.ch

Denoncimi është bërë nga mërgimtarë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në vendlindje përmes këtij destinacioni.

Një nga mërgimtarët ka shkruar në rrjetin social facebook, duke rrëfyer se grupi lëviz me 3 – 4 vetura, me ç`rast njëra është identifikuar Mercedes Benz S Klas me targa të Berlinit të Gjermanisë.

“Ata fillimisht afrohen dhe përmes një përshëndetjeje islame kërkojnë ndihmë se gjoja me familjen e tyre kanë mbetur në rrugë. Ata ofrojnë gjësende për të shitur dhe varësisht nga rrethanat edhe përmes kërcënimit më pas nxjerrin paratë nga mërgimtarët”, ka rrëfyer, një nga mërgimtarët I.Rexhepi, i cili është njohur me këtë rast.

Ai ka kërkuar që të alarmohet kjo dukuri dhe se përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Serbisë të denoncojnë këtë gjë edhe në institucionet serbe.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Gjithashtu eshtë edhe Audi a6 Kombi(karavan) ngjyr e zez provokon rruges me dor drita qe te ndaleni si kur te keni ndonje problem nvetur por vazhdoni ju. …

Back to top button