Kompania amerikane premton se do të investojë 15 milionë euro në Tetovë

Kompania Amerikane “LEAR” nga industria automobilistike sot nënshkruan kontratën për investim në Fabrikën e re në Zonën Industriale Zhvillimore të Tetovës.

Investimi, sipas Drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja, Visar Fida është me vlerë fillimisht 15 milionë euro, me një objekt prej 11.0000 metra katrorë, dhe do të punësojë fillimisht 300 punëtorë.

“Prodhimet nga kjo fabrikë do të eksportohen kryesisht në kompanitë automobilistike të Evropës perëndimore pasi që në këtë kapacitet prodhues do të prodhohen karrige për automobila. Në një periudhë 3 vjeçare numri i vendeve të reja të punës në këtë kapacitet prodhues do të arrijë numrin prej 2000 vendeve të reja pune të krijuara”, deklaroi Fida.

Ai shtoi se duke e marrë parasysh se çdo vend i ri i hapur i punës krijon vende të reja pune në industrinë e shërbimeve, ky investim dukshëm do ta zvogëlojë papunësinë në rajonin e Pollogut dhe do ta afirmojë Pollogun për investime te reja nga kjo industri, pasi që kompania “LEAR” është një nga gjigantët më të mëdhenj botëror në këtë industri.

Lajme të ngjashme

Back to top button