Metamorfozis organizoi takim me përfaqësuesit e DOKU:TECH

Më datë 15.07.2015 në klubin GEM në Çarshinë e vjetër të Shkupit, ekipi i Metamorfozis mirëpriti ekipin e DOKU:TECH.

Në këtë takim u prezantuan mundësitë për të marrë pjesë në këtë konferencë unike për teknologji në rajon e cila do të mbahet në qytetin e bukur të Prizrenit në Kosovë më datë 8-9 gusht 2015. Në DOKU:TECH konferencën do të marrin pjesë folës, vëzhgues, hulumtues dhe krijues të respektuar nga e gjithë bota, të cilët do të flasin për dijen e hapur, sigurinë digjitale, privatësinë, ndërmarrësinë sociale dhe biznesin.

d6c160292a614c71ec5c3d22b578f154b9ebbe003f38ba38aa3651a65a5e610f-1024x768

 

Pjesëmarrës të këtij prezantimi dhe takimi informativ ishin entuziastë të teknologjisë, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave qytetare të cilët kishin mundësi pas prezantimit të marrin pjesë në diskutimin lidhur me DOKU:TECH konferencën.

Transporti
Informata rreth linjave direkte me autobus nga Shkupi në Prizren mund të gjinden këtu, ndërsa nga Prizreni në Shkup mund të gjinden këtu.

Akomodimi
Akomodimi gjatë 8 dhe 9 gushtit ne Prizren mund të bëhet në njërën nga hotelet që gjenden këtu, në “Camp Prizren” afër Dokunights, apo në hotelet/hostelet e përshtatshme që gjenden këtu.

http://www.dokute.ch/

Twitter: @dokutech
YouTube: doku:tech
Instagram: dokutech

 

Lajme të ngjashme

Back to top button