Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Portalb ju sjell në tërësi të përkthyer dokumentin e marrëveshjes së mbrëmshme mes liderëve politik të Maqedonisë me ndërmjetësim të Komisarit Han. Kjo marrëveshje ka të bëjë vetëm për nenin 6 të marrëveshjes së 2 qershorit e cila ka dhe detyrime të tjera që duhet partitë ti plotësojnë.

“Në marrëveshjen e 2 qershorit, neni i 6, paragrafi i parë shënon: “Deri më 10 qershor partitë do të merren vesh saktësisht se cila qeveri do ti organizojë zgjedhjet”. Me datë 19 qershor, liderët e ri-konfirmuan (me anë të nënshkrimeve) përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes së arritur më herët dhe u dakorduan ti vazhdojnë negociatat.

Ky protokoll (dokument) e kompleton paragrafin e parë të nenit 6 dhe do të jetë pjesë integrale e marrëveshjes së 2 qershorit. Palët që kanë nënshkruar pajtohen për gjërat në vijim:

  1. Më 1 shtator 2015, LSDM do të kthehet në Parlament, ashtu si që ishte paracaktuar në paragrafin e dytë të nenit 6 të marrëveshjes së 2 qershorit.
  2. Më 20 tetor 2015, do të zgjidhet ministri i ri i Punëve të Brendshme i cili do të propozohet nga ana e LSDM-së, pas konsultimeve me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në. Ky ministër do ti takojë Qeverisë teknike.
  3. Më 20 tetor 2015, do të zgjidhet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale i cili do të propozohet nga ana e LSDM-së.
  4. Më 20 tetor 2015, do të caktohet disa zëvendës ministra në këto ministri:
    a) Ministria e Brendshme, do të propozohet nga VMRO-DPMNE
    b) Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të propozohet nga VMRO-DPMNE
    c) Ministria e Financave, do të propozohet nga LSDM
    d) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, do të propozohet nga LSDM
    e) Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të propozohet nga LSDMKëto zëvendës ministra do të ketë të drejtë të plotë për rishikim dhe veto në ministritë përkatëse në çështjet  ligjore, financiare dhe të personelit sa i përket organizmit të zgjedhjeve.Të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj, do të mbajnë këto funksione në Qeverinë e re e cila do të jetë si vijon më poshtë.
  1. Qeveria e tanishme do të dorëzojë dorëheqjen zyrtare në Parlament në kohë, që ti lejojë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë së re të fillojë punën më 15 janar, 2016, që domethënë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të udhëhiqet nga kryeministri i ri që do të propozohet nga VMRO-DPMNE. Programi i kësaj Qeverie do të kufizohet vetëm në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
  2. Rregulla e caktuar më lartë që Qeveria aktuale të jep dorëheqje 100 ditë pune para zgjedhjeve të reja dhe caktimi i Qeverisë së re, vlen vetëm në rastin e zgjedhjeve të prillit 2016, dhe pas ndryshimeve të nevojshme ligjore që duhet të miratohen sa më shpejtë, do të vjelë edhe për zgjedhjet tjera të ardhme.
  3. Partitë betohen ta respektojnë këtë marrëveshje në mirëbesim të plotë. Partitë gjithashtu angazhohen për ti larguar çdo pengese të mundshme të re që mund të paraqitet në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të prillit 2016.
  4. Paragrafi i tretë i nenit 6 do të plotësohet me fjalët: pas një “veprimi urgjent” pas së cilit do të kemi këtë marrëveshje:

“Deri më 15 shtator, do të caktohet një Prokuror Special i ri i cili me autonomi të plotë do të udhëheq hetimin për rastin e përgjimeve. Ky Prokuror Special do të caktohet në marrëveshje me të gjitha partitë nënshkruese.

Dokumenti në anglisht: PROTOCOL to the Agreement 2 June 2015 01

Lajme të ngjashme

Back to top button