“Vera e Kulturës Tetovare”, Arifi: nuk na duhen buxhete simbolike se dimë të organizojmë vetë

Në Tetovë edhe këtë vit do të ketë një agjendë të ngjeshur kulturore gjatë verës. Me të përfunduar aktivitetet që kanë qenë gjatë muajit të Ramazanit, e që përfundojnë në ditën e dytë të Bajramit me një koncert, menjëherë të hënën, më 20 korrik, do të fillojë edhe evenimenti “Vera e Kulturës Tetovare”, njofton gazeta Koha.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e pyetur lidhur me financimin e evenimenteve kulturore për Tetovën për dallim nga Shkupi e Ohri ajo tha se buxhetet simbolike edhe nuk i duhen, sepse është dëshmuar se mund të organizohen ngjarje kulturore të mëdha me mjete vetanake.

“E kam thënë edhe më herët, buxhetet simbolike nuk na duhen për shkak se fuqia me të cilën ne kemi treguar ashtu edhe siç kanë thënë përkrahësit tanë, kanë dëshmuar se verat kulturore mund t’i bëjmë ashtu siç dimë vetë dhe në të njëjtën kohë niveli artistik është gati i barabartë me Festivalin “Vera e Ohrit” dhe “Vera e Shkupit”, të cilët marrin shuma marramendëse nga pushteti qendror. Në vitet në vijim është mirë që në këtë drejtim të kemi një ndarje reale të mjeteve “, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button