“Vera e Shkupit”, sonte prezantohet Teatri Shqiptar i Shkupit

Në kuadër të “Verës së Shkupit”, sonte në Teatrin “Komedia” do të prezantohet Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “Nën tavolinë” të Ronald Topor, në regji të Bilge Emin. Në këtë shfaqje dominon tema sociale që ka të bëjë me vështirësitë materiale, sqaron drejtori i Teatrit Shqiptar, Adem Karaga. Këtë shfaqe mund ta shikojnë vetëm 65 spektator, ndërsa për shkak të Muajit të shenjtë të Ramazanit dhe agjërimit, shfaqja fillon në orë 22.00.

“Sonte do të vazhdojmë prapë me aktivitetin, sot e kemi shfaqjen e premierës, parmbrëmë që u dha, që është në kuadër të Festivalit të “Verës së Shkupit”… Titulli realisht është “Dimër nën tavolinë”, ne e kemi cituar shumë thjeshtë “Nën tavolinë” të regjisores Bilte Emin, një regjisore e re me një perspektivë shpresoj të mbarë. Pjesë  e ansamblit tonë janë pesë aktorët që performojnë në kuadër të kësaj shfaqjeje, një performancë e shkëlqyer. Nga Ansambli i Teatrit Shqiptar luajnë: Linda Saiti, Ylber Murtezi, Fisnik Zeqiri, Hamdi Rashiti edhe Zarije  Jonuzi”- deklaroi për RTVM, drejtori i Teatrit Shqiptar, Adem Karaga.
Karaga informoi se Teatri Shqiptar do të vazhdojë me aktivitetet  e tij, pasi që këtë vit Teatri Shqiptar i Shkupit shënon 65 vjetorin e ekzistimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button