Nëse sot nuk ka marrëveshje, Zaev paralajmëron se do të kërkojë alternativa tjera

Nëse me ndihmën e miqve nga BE-ja dhe SHBA-ja nuk arrihet marrëveshje për formimin e qeverisë dhe mekanizmave që do të duhet të mundësojnë institucione demokratike dhe zgjedhje të lira “LSDM do të kërkoj mënyra alternative për të realizuar këto qëllime. Kështu ka deklaruar Lideri I LSDM-së Zoran Zaev në takimin me deputetin në parlamentin e Francës, Filip Diran si dhe me ambasadoren franceze në Maqedoni, Lorens Oer.

Në takim, siç bëjnë të ditur nga LSDM-ja, është biseduar për mundësit që kriza politike në Maqedoni të zgjidhet me ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtar.

“Janë të nevojshme garancione për implementimin e rekomandimeve të Raportit të ekspertëve të KE-së, sepse fushat e shënuara si kritike janë po ato që pengojnë funksionimin demokratik të institucioneve të sistemit, të cilat janë tërësisht të partizuar, si dhe për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Zaev, bëjnë të ditur nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button