Promovim i sistemit për pagesë elektronike në autobusë

Qyteti i Shkupit sot do ta promovojë projektin për vendosjen e Sistemit për lokacion automatik të automjeteve dhe Sistemin për pagesë elektronike në autobusët e transportit publik urban.

Pritet që sistemi i ri të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve në transportin publik me pagesën, kontrollin e lëvizjes së autobusëve dhe respektimin e orarit, ndërsa përparësi për udhëtarët do të jetë vendosja e një bilete e cila do të vlejë edhe në autobusët e Ndërmarrjes për transport publik dhe te transportuesit privat. Do të mundësohet pagesa e biletës me kartela dhe me telefon celular.

Në promovimin e sotëm të projektit do të flasin ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe drejtori i Ndërmarrjes për transport publik Igor Janushev.

Lajme të ngjashme

Back to top button