Lutju me ashk’ Zotit

O njeri i shkretë,ashik i kësaj bote
Askush s’të bën keq,sa vetvetja jote!
S’të bën padrejtësi,sa ti i bën vehtes,
Askush s’të ka faj,që hutohesh gjatë jetës,
Përqafon të kotën ,shpinën ja kthen t’vërtetës!

‘Më kanë mëri njerzit,apo jam gabim athua ?!
Mbaj mend,mos harro,je peng,i veprave tua!
Ofshanë e thua; jeta sot për sot nuk shkuaka,
Kungulli mbi ujë çdo motmot s’qendruaka!

Halleve të jetës s’po ju bën ball dot,
Të tjerët të dijnë ‘më i lumturi’ n’botë!
Ndërsa dertet qe ti ke i din veç një Zot!
Kur ndodhesh i vetmuar ,dénes e qané me lotë!

Por mos u ligështo ,janë shenja vetëdijsimi!
Andaj,mos u deshpro, jane shenja udhëzimi!
Lutju me ashk’ Zotit,tu pranoftë pendimi!
Se të Atij jemi,tek Ai është kthimi!

Bujar Muça 11.06.2015

Bujar Muça
Bujar Muça

Lajme të ngjashme

Back to top button