Trailer i ri për filmin ‘Batman v Superman’

Është lansuar traileri i plotë për filmin shumë të pritur ‘Batman v Superman: Dawn of Justice’.

Dy super heronjtë e DC Comics vijnë në një përballje si kurrë më parë në filmin më të ri që pritet të pushtojë vitin 2016.

Në ngjarjen e Comic Con 2015 është prezantuar edhe një trailer më i gjatë, që prezanton dy heronjtë në anët e tyre më të errëta, transmeton Lajmi.net.

Filmi nga regjisori Zac Sneyder me Ben Affleck në rolin e Batman dhe Henry Cavill si Superman, do fillojë të shfaqet më 26 mars të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button