Roja bregdetare e Greqisë shpëton 117 emigrantë në Detin Jon

Rojet bregdetare greke dje vonë shpëtuan 117 emigrantë në detin Jon, në perëndim të bregdetit të ishullit Zante, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët grekë thanë se rojet bregdetare natën e fundit kanë marrë një telefonatë për ndihmë dhe nisi një operacion shpëtimi për emigrantët.

Varka me të cilën po udhëtonin emigrantët në Detin Jon, është vërejtur nga avioni ushtarak grek, por ende janë të panjohura shkaqet pse ekuipazhi i varkës me emigrantë ka kërkuar ndihmë.

Emigrantët me varka shpëtimi u transferuan në një anije udhëtarësh “Island Princess”, e cili lundronte në këtë drejtim, ndërsa arritja në bregun perëndimor të Greqisë pritet gjatë ditës.

Dhjetëra mijëra emigrantë kanë mbërritur këtë vit në Greqi, kryesisht përmes detit Egje. Organizatat humanitare kërkojnë nga Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar konkretisht Greqinë për kujdesin ndaj emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button