Pritet rritje të temperaturave

Mot i ndryshueshëm, por indeksi i rrezeve ultravjollcë do të jetë tepër i lartë. Këto janë parashikimet e motit për ditët në vijim njofton Alsat. Sinoptikët thonë se edhe pse temperaturat nuk do të jenë aq të larta, moti do të jetë prapëseprapë mbytës. Një erë e lehtë pritet të fryjë nga drejtimi i veriut, që pritet t’i mbajë temperaturat deri në 36 gradë celsius. Megjithatë, problemi më i madh do të jenë rrezet ultravjollcë, indeksi i të cilave do të jetë 9.

“Rritje temperaturash do të kemi përsëri nga e mërkura, kur do të kemi mot të qëndrueshëm, të thatë dhe me diell. Të premten pritet që temperaturat të arrijnë deri në 37 gradë. Megjithatë, indeksi i rrezeve ultravjollcë do të jetë shumë i lartë, dhe do të sillet nga 8 deri në 9”, u shpreh sinoptikanja Maja Kojdovska Markovska.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button