Nuland në Kosovë, flet për Gjykatën Speciale dhe korrupsionin

Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka filluar sot vizitën e saj në Kosovë, ku do të takojë presidenten Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Gazeta ‘Zëri’, mëson se temë kryesore e bisedës saj me krerët e vendit, do të jetë çështja e Gjykatës Speciale. Miirëpo ajo do të ngris edhe shqetësimin lidhur me krimin dhe korrupsionin në Kosovë dhe Ballkan.

Të njëjtin qëndrim ajo e ka bërë të ditur edhe gjatë vizitës në Kroaci një ditë më parë, transmeton zeri.info.

‘Shtetet e Bashkuara mbështesin një Ballkan të lirë dhe të begatë, por vendet e rajonit duhet të varrosin përgjithmonë urrejtjen, kriminalitetin, lakminë dhe despotizmin’, është shprehur ndihmëssekretarja amerikane Victoria Nuland, të cilin e dha nga Dubrovniku i Kroacisë, ku mori pjesë në forumin ‘Croatia 2015’.

Sipas Nuland, korrupsioni ështe pengesa kryesore e përparimit në Ballkan që krijon dobësi që mund të shfrytëzohen nga autokratët dhe ekstremistët e dhunshëm.

Vizita zyrtare e Nuland në rajon përfshin, Kroacinë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button