Kryetari i Srebrenicës: Do ta thërras dhe t’i kërkojë falje personalisht Vuçiqit

Kryetari i Komunës së Srebrenicës, Qamil Durakoviq është shprehur i indinjuar me incidentin që ka ndodhur në Potoçari ku u sulmua kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë një konference për media, Durakoviq i ka kërkuar falje Vuçiqi, pasi që sipas tij, ata që e kanë sulmuar atë nuk kanë qenë anëtar të familjeve të viktimave, transmeton Indeksonline.

“Këtë e kanë bërë ata që kanë mendje të sëmurë dhe e kanë shfrytëzuar këtë ngjarje. Vuçiq sot e ka përqafuar nënën e Srebrenicës, Munira Subashiq, ka marrë pjesë në komemoracionin për viktimave dhe ka vendosur lule në memorial me çka ka tentuar që bashkë me neve ta ndjejë dhembjen dhe trishtimin. Dhe më pas dikush që nuk është fare nga Srebrenica dhe nuk e ka varrosur askënd të vetin, fukara njerëzor, e sulmojnë njeriun në këtë vend të shenjtë”, ka thënë Durakoviq.

Ai ka thënë se do të tentojë që të kontaktojë me Vuçiqin në mënyrë që t’i kërkojë falje në emër të boshnjakëve që jetojnë në Skelani, Lijeshq, Dobrak, Bratunc dhe vende tjera që janë afër kufirit me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. ky kryetar ose asht frikacak ose ja ka qerru Zoti syte e nuk e sheh qe ky Vuçiçi ne kohet qe ajo gruaja kur vendos lulet dhe fillon e falet per te vdekurit ja pret rrugen e iken pa mbaru lutjen

Back to top button