PD: Çmimi i naftës po varfëron çdo ditë shqiptarët

Partia Demokratike ka reaguar për çmimin e naftës që sipas saj po arrin shifrat rekord duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varfëri tek qytetarët.

Sipas deputetit Gerti Bogdani qeveria nuk bën gjë tjetër veçse po vazhdon të vështrojë nga larg këtë plagë ekonomike.

Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri dhe kjo sipas opozitës për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Rama për të mbajtur taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës.

Bogdani i ka bërë thirrje qeverisë të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button