Vuçiq u godit me gurë në fytyrë (VIDEO)

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq është lënduar lehtë gjatë sulmit me gurë në Srebrenicë, raporton Blici serb.

Kryeministri serb u gjuajt me gurë nga turma e njerëzve të cilët ishin mbledhur për të nderuar viktimat e gjenocidit serb në Bosnje dhe në rivarrimin e trupave të disave të vrarëve të cilët rezultonin të zhdukur, transmeton në shqip Gazeta Express.

Vucic është goditur në fytyrë nga gurët me ç’rast ka marrë lëndime të lehta, nga gurët, shishet dhe këpucët që janë hedhur në drejtim të tij në momentin kur ai ishte drejtuar varrezave ku do të bëhej rivarrimi.

Policia ka evakuuar menjëherë kryeministrin serb dhe delegacionin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button