Obama: Vetëm duke dënuar autorët e gjenocidt në Srebrenicë, mund të sigurojmë drejtësinë

Me këtë 11 korrik, së bashku me njerëz e të gjitha besimeve dhe nacionaliteteve e kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës, shprehim keqardhje për vrasjen e mbi 8.000 njerëzve dhe nderojmë të gjithë ata të cilët sot do të prehen si dhe të gjitha ata që akoma nuk janë gjetur, theksohet në deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij theksohet se njëzet vjet më parë Srebrenica është shkatërruar nga gjenocidi që ndodhi atje.

“Në gjenocidin që ndodhi, vëllezërit, bijtë, burrat dhe baballarët janë kapur dhe janë ndarë nga familjet e tyre. Janë vrarë egërsisht në masakrën më të madhe që ndodhi në Evropë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar”, shkruhet në deklaratë.

Theksohet gjithashtu se është e pamundur të lehtësohet dhimbja e përjetuar nga familjet e viktimave, por se Srebrenicën mund dhe duhet shikuar hapur, të shënohet përvjetori i tragjedisë dhe të meret një mësim.

“Vetëm me pranimin e plotë të asaj që ndodhi në të kaluarën, mund të ndërtojmë të ardhmën e pajtimit të vërtetë dhe të qëndrueshëm. Vetëm me dënimin e atyre që kanë kryer gjenocid, mund të sigurojmë drejtësinë të ndihmojmë familjet e viktimave të shërojnë plagët. Dhe vetëm kur të keqën ta quajmë me emër të vërtetë mund të gjejmë forcë edhe ta mposhtim”, theksohet në deklaratën e Obamës.

“Të nderojmë së bashku viktimat e Srebrenicës dhe më të dashurit e tyre përmes ndërtimit të një të ardhme ku të gjithë njerëz në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkan do të jetojnë së bashku në paqe”, thuhet nga Shtëpia e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button