6.058 vende të lira në Konvikte për studentët

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Konkursi për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në Konviktet Shtetërore dhe objekte tjera për strehim  në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2015/2016 është publikuar  në mediat e shkruara dhe në faqen e internetit www.mon.gov.mk.

Në bazë të  Konkursit janë parashikuar gjithsej 6.058 vende të lira.

Ndarja e shtretërve do të bëhet në bazë të Ligjit për standarde studentore , sipas të cilit studentët ndahen në tre kategori:

Kategori e parë janë  studentët e kategorisë së rrezikuar, përkatësisht studentët për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje nuk e tejkalojnë pagën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë.

Përfshirja në këtë kategori të studentëve, të cilët kanë përparësi gjatë strehimit është deri 40 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.

Kategori e dytë janë studentët të cilët kanë arritur sukses veçanarishtë  të lartë në mësim.

Përfshirja e kësaj kategorie të studentëve është deri më 25 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte. Kategori e tretë janë studentët të cilët nuk janë përfshirë në dy kategoritë e lartpërmendura për të cilët do të ndahen rreth 35 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.

Paraqitja  bëhet në mënyrë elektronike – Studentët, të cilët konkurrojnë  në  këtë Konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitjen   në formë elektronike të vendosur në internet portalin  www.smestuvanje.mon.gov.mk.

Paraqitja elektronike e studentëve nga viti i  II i studimeve  dhe viteve  tjera të studimit fillon prej 12.07.2015 dhe do të vazhdojë deri më 12.08.2015, ndërsa paraqitja elektronike e studentëve të vitit të parë fillon prej 18.08.2015 dhe vazhdon deri më 28.08.2015.

Studentët, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kanë plotësuar fletëparaqitjet për strehim  në formë elektronike në njërin nga konviktet studentore në Shkup, dokumentet e nevojshme sipas Konkursit i dorëzojnë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe atë, studentët e  vitit të II dhe viteve tjera  në periudhën prej 13.08.2015 deri më 20.08.2015, përderisa studentët e vitit të I në periudhën prej 31.08.2015 deri më 04.09.2015. Studentët të cilët kanë konkurruar për strehim  në njërin nga konviktet studentore jashtë qytetit të  Shkupit, dokumentet i dorëzojnë deri te Komisioni për pranim dhe kontroll të dokumentacionit në konviktin në  të cilin konkurrojnë.

Lista përfundimtare për pranim të studentëve nga viti i II i studimeve dhe viteve tjera  do të shpallet me 29.08.2015, ndërsa Lista përfundimtare për pranim të studentëve të viti i I do të shpallet me 12.09.2015, në Tabelat e shpalljeve të konvikteve studentore ku kanë konkurruar studentët dhe portalin elektronik www.smestuvanje.mon.gov.mk, ku brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes mund të dorëzohet Ankesë deri te Arkivi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Përderisa edhe pas shpalljes së Listave përfundimtare për studentët e pranuar në konviktet studentore, në ndonjërin konvikt mbesin vende të lira për strehim  konkurrimi në formë elektronike do të vazhdohet deri në plotësimin e tërësishëm, por më së voni deri më 25.09.2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button