Vuçiq pritet me brohoritje dhe fishkëllima në Srebrenicë, Clinton dhe Albright duartrokiten (Foto)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para pak çastesh ka arritur në Srebrenicë.  Ai posa ka arritur nuk është pritur aq mirë nga turma që janë prezent në vendin ku 20 vite më parë u bë krimi makabër.

Vuçiq u prit me britma dhe fishkëllima, por që situata nuk ishte aq dramatike për shkak të nivelit të lartë të masave të sigurisë. Ardhja e kryeministrit të Qeverisë serbe u parapriu kordoni i madh i policisë, raporton Blic.rs, transmeton zëri.info

Image

Ajo që ka mirëpritur Vuçiqin ishte një grua e quajtur Hatixhe Mehmedoviç.

Nga ana tjetër, ardhja e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht ish-presidentit, Bill Clinton dhe Madeleine Albright është pritur me duartrokitje. /Zëri/

Image
Image
Image

Ndryshe, 20 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.

Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë.

Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. 8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.

Srebrenica konsiderohet si masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo masakër është trajtuar si gjenocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button