John Kerry: Viktimat e Srebrenicës duhet ti kujtojmë çdo ditë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se viktimat e Srebrenicës dhe të gjitha viktimat e luftës, “ne nuk duhet ti kujtojmë vetëm sot, por çdo ditë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sot shënohet 20 vjetori që kur u vranë 8,000 persona në malet e Bosnje dhe Hercegovinës lindore”, shkruan në hyrje gjatë paraqitjes së tij Sekretari i Shtetit me rastin e 20 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Më poshtë shkruan se zbulimi i krimeve të pafalshme kundër njerëzimit, organe të gjymtuara, të grumbulluar në varre masive, tronditi ndërgjegjen e botës. Ky përvjetor, është një përkujtimi i fuqishëm i nevojës për t’u përballur me të gjitha format e të keqes dhe për tu marrë me të drejtat e njeriut dhe dinjitetin.

“Ata që kanë kryer masakrën duhet të sillen para drejtësisë. Dhe ne duhet që të kujtojmë viktimat e Srebrenicës dhe të gjitha viktimat e luftës, jo vetëm sot, por çdo ditë”, thuhet në deklaratë.

Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara mbeten partner të palëkundur të popullit të Bosnje dhe Hercegovinës, duke i ndihmuar ata në ndërtimin e sigurisë përmes Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, dhe sigurimin e ndihmës financiare dhe këshillave teknike, të këtij vendi të dalë nga konflikti drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit.

“Qëllimi ynë është të mbështesim vazhdimin e progresit drejt një Bosnje e Hercegovine plotësisht të qëndrueshme dhe të begatë në rajon, ku qytetarët do të mund të jetojnë në paqe dhe duke respektuar të drejtat e të gjithëve. Ndërsa ne përkujtojmë gjenocidin në Srebrenicë, ne nderojmë viktimat duke rikonfirmuar vendosmërinë tonë për të siguruar që tragjedi të tilla kurrë më nuk do të përsëritet, “thuhej në deklaratën e Kerryt.

Lajme të ngjashme

Back to top button