3 pikëshi për Shqipërinë, mediat serbe: Skandal

“Skandal”, kështu është cilësur vendimi i dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, për t’i dhënë 3 pikëshin Shqipërisë, lidhur me ndeshjen me Serbinë.

“Kurir” shkruan se ky vendim është absud, ndërsa i referohet mediave në Danimarkë, të cilat kishin njoftuar më herët vendimin e gjykatës, që anulonte vendimin e dhënë nga UEFA, transmeton Noa.

SIPAS “Kurir” Danimarka ka ushtruar presion për një vendim të tillë.

“Ne kujtojmë se ndeshja Serbi– Shqipëria, e cila u luajt në tetor të vitit të kaluar, u ndërpre për shkak të lëshimit të dronit me flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, e cila ishte një prelud për lojtarët e pas të cilës tifozët hynë në fushë”, shkruan “Kurir”.

Lajme të ngjashme

Back to top button