Shqipëria i merr tri pike ndaj Serbisë

Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit.
CAS publikoi në orët e para të kësaj të premteje e ka shpallur vendimin, duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.
Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të grupit, me 10 pikë.
Kryeministri Edi Rama e përshëndeti këtë vendim me anë të një postimi në Twtter: “Supeeeer! Ja ç’ domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button