Tentim për vetëvrasje në Qendrën për azilantë në Vizbeg

Në Qendrën për azilantë në Vizbeg në periudhën e kaluar ka pasur tentim për vetvrasje dhe protesta të shumta, njoftojnë nga OJQ “Legis”.

Ditët e fundit nga emigrantët ka pasur një tentim për të vënë zjarr, por falë zjarrfikësve është penguar zgjerimi i tij. Pas incidentit qëndron një familje emigrantësh, e cila e ka djegurr dhomën ku kanë qenë duke qëndruar në shenjë revolti, pasi i mbajnë të mbyullur që nga muaji prill dhe nuk i lejojnë të largohen nga Maqedonia.

Nga OJQ “Legis” pohojnë se në periudhën e kaluar ka pasur tentime të ndryshme për vetvrasje dhe forma të ndryshme të protestave.

Në këtë Qendër ende ka rreth 50 emigrantë që kërkojnë të lirohen dhe të largohen nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button