Gabimet që bëni kur vendosni maskarën

Mësoni si ta bëni maskarën më të dendur dhe të evitoni gabimet, për të pasur një shikim sensual në pak lëvizje.
Mund ta teprosh me të, por deri në një farë pikë. Jo derisa qerpikët të duken si fals dhe maskara trashet aq shumë sa të krijohen kokrriza të shëmtuara.

Para se të vendosni të blini maskarën tuaj ju duhet të dini se a doni ta rrisni vëllimin e qerpikëve, apo doni që t’i lakoni ata dhe t’i bëni të duken më të gjatë.

Filloni me qerpikët sipër. I keni parasysh ato pikat apo pjesët që ju krijohen poshtë syve nga qerpikët e lyer teksa jeni duke aplikuar maskarën? Për t’i parandaluar ato filloni me qerpikët në pjesën e poshtme të syrit e më pas vazhdoni me pjesën tjetër. Shikoni përballë kur jeni duke aplikuar në pjesën e sipërme dhe ruani një lëvizje zigzage. Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni një efekt të lakuar. Për pjesën tjetër përkulni paksa kokën para për të mos u njollosur gjithandej me maskarë.

Pomponi maskarën tepër. Harxhoni më shumë kohë duke ndarë qerpikët sesa të vendosni maskarën? Atëherë mos e pomponi shumë duke e nxjerrë dhe e futur sërish në shishe me shpejtësi pasi kjo lejon futjen e ajrit brenda dhe e than rimelin duke e dëmtuar. Në vend të kësaj lehtësisht bëni disa lëvizje rrethore për të marrë sasinë e dëshiruar të produktit.

Përdorni maskarë të vjetër. Për të parandaluar infeksionet, duhet të ndërroni rregullisht çdo gjë që ka kontakt me sytë tuaj. Në rastin e rimelit çdo 6 muaj është rregulli për tu ndjekur, por në rastet kur ai thahet, duhet ta ndërroni më shpesh.

Mendoni se një masë i përshtatet të gjithave. Aplikimi i rimelit nuk është diçka e tipit ‘njësoj është perfekte’. Për shembull në rast se sytë tuaj kanë mjaft distancë mes tyre atëherë duhet të fokusoheni tek të vendosurit më shumë produkt tek pjesa e fillimit të syve (afër hundës) dhe rasti i kundërt, kur i keni sytë shumë afër, duhet të vendosni më shumë në cepat e tyre të jashtëm.

Nuk e hiqni atë në mënyrën e duhur. Me siguri e dini se duhet të hiqni grimin para se të flini që poret tuaja të mos bllokohen. Por, në rast kur keni aplikuar një maskarë kundër ujit ai është shumë i vështirë për tu hequr. Përdorni një produkt që është posaçërisht për këtë qëllim pasi në këtë mënyrë ju evitoni që të shkulni edhe qerpikët teksa mundoheni t’i pastroni.

Lajme të ngjashme

Back to top button