RDK shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997

Rilindja Demokratike Kombëtare shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997, një datë që do të ngeli në kujtesën e qytetarëve të Gostivarit dhe shqiptarëve në përgjithësi si një datë e sakrificës dhe guximit në mbrojtje të flamurit kombëtarë.

Në shënimin e kësaj ngjarje morri pjesë kryetari i RDK-së Vesel Memedi, së bashku me shumë anëtarë të kryesisë qendrore, këshilltarë në këshillin komunal, ku lanë buqetë me lule të freskëta në varrezat dhe bustet e tri dëshmorëve të rënë në mbrojtje të flamurit kombëtarë.

RDK shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997
RDK shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997

Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të sjellin kujtesën e ngjarjeve më tragjike në mbrojtje të flamurit kombëtarë që valëvitej para godinës së Komunës së Gostivarit. Në këto ngjarje tragjike në mbrojtje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrojte të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga godina e Komunës së Gostivarit.

RDK shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997
RDK shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997

Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997 burgoset edhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani dhe dënohet me 14 vjet burg, si dhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm Refik Dauti. Gjatë ditës së njëjt, por edhe më vonë, maltretohen nga ana e policisë në mënyrë barbare me qindra dhe me mijëra qytetarë të Gostivarit për pjesëmarrje në protestë në mbrojtje të flamurit kombëtarë. Për gjeneratën e re, duhet ritheksuar se sot e kësaj dite këto ngjarje të 9 korrikut të vitit 1997 vazhdojn të ngelin enigmë për popullatën në përgjithësi, dhe ngelën një sfidë e madhe për gjeneratën e politikanëve të sodit dhe të nesërm të shpalosin këtë të vërtetë me qëllim që e njëjta të mos përsëritet kurrë.

RDK shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997
RDK shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997

Mirëpo edhe pas 18 vitesh, ngjarje të këtyre natyrave vazhdojnë të na ndodhin edhe sot e kësaj dite, si ajo e Kumanovës, me tendencë të ngjashme për të fsheh të vërtetën, ngjashëm me 9 korrikun e vitit 1997 si dhe shumë ngjarjeve tjerra. Amaneti i dëshmorëve të 9 korrikut dhe shumë dëshmorëve tjerrë vazhdon të ngeli i parealizuar, dhe kërkohet një angazhim dhe sakrificë sublime e gjeneratës së re për të realizuar këtë amanet, sidomos tani kur bëhet fjalë për një krizë më të thellë shoqërore dhe politike. Le të jetë ky përvjetor i 18 një frymëzim shtesë i kësaj gjenerate, për realizimin e amanetit të të gjithë dëshmorëve të kombit në përgjithësi.

RDK shënoi 18 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997 3

Lavdi dëshmorëve të 9 korrikut 1997.

Lajme të ngjashme

Back to top button