Serbi-Shqipëri, në pritje të drejtësisë

Pritjes së gjatë tashmë i ka ardhur fundi. Këtë të premte, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë do të japë verdiktin final në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri që u zhvillua më 14 tetor të vitit të kaluar.

Fillimisht u tha se vendimi për këtë ndeshje do të jepej në 29 maj, pastaj u shty për në 12 qershor dhe më pas u përcaktua si afat i fundit 10 korriku.

Shqiptarët do të mësojnë nëse do të ketë vërtetë drejtësi në lidhje me atë që ndodhi në Beograd, ku djelmoshat kuq e zi u bënë viktimë e dhunës dhe thirrjeve për genocid nga ana e tifozëve serb të pranishëm në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Në rastë se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendos drejtësinë, atëherë kjo do ti çonte kuqezinjtë në vendin e dytë të klasifikimit në Grupin I të eleminatoreve, me 10 pikë, po aq sa Danimarka por me një ndeshje më pak./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button