Cilat ishin porositë e Merkel-it për Serbinë?

Që nga momenti që Angela Merkel ka arritur në aeroportin e Beogradit, u vërejt se kjo ishte vetëm një vizitë miqësore, shkruan portali serb i lajmeve Mondo.rs.

Mesazhet që ajo përcolli ishin më se të qarta.

Merkel Serbia

Merkel pati fjalë të mira për politikën e Serbisë në të gjitha fushat si dhe ka deklaruar se shteti serb mund të mbështetet në Berlinin sa i përket integrimit në Bashkimin Europian, si dhe premtoi ndihmë me krizat e emigrantëve, raporton portali serb.

Ajo ka thënë se integrimi i Serbisë në Bashkimin Europian është vetëm çështje kohe.

Merkel në Beograd ka arritur në mbrëmje ku u prit nga kryeministri Aleksandar Vuciq, ndërsa në mëngjes është takuar me përfaqësues të organizatave joqeveritare serbe.

Në atë takim ajo ka thënë se të drejtat e njeriut janë çështje të cilat nuk mund të hidhen në harresë dhe ka theksuar se vendimi i kryeministrit serb Vuciq për të qenë prezent në mbledhjen komemorative për viktimat e Srebrenicës, ishte një vendim i rëndësishëm.

Angela Merkel 5

Pasi përfundoi takimin me OJQ-të, Merkel është takuar me presidentin serb Tomislav Nikoliq.

Merkel është shprehur e gatshme që të takohet dhe të bisedojë përsëri me presidentin Nikoliq për situatën në Ballkan, për shkak se siç ka njoftuar zyra për media e presidentit, ai i njeh mirë problemet e rajonit.

Merkel and Nikoliq

Kancelarja gjermane ka pasur fjalë të mira për reformat të cilat po ndërmerr qeveria serbe dhe e ka shprehur besimin e saj se ato do të rezultojnë të suksesshme.

Kancelarja Merkel ka theksuar rëndësinë e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, duke u shprehur se përpjekjet e ndërrmara të shtetit serb në dialogun me Kosovën, do të merren parasysh pas hapjes së kapitullit për anëtarësimin e Serbisë në BE, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Pas Tiranës dhe Beogradit, Merkel ka arritur në Sarajevë, ku edhe do ta përmbyllë vizitën e saj treditore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Merkel in Serbia 2

Lajme të ngjashme

Back to top button