Rrëfimi shokues i Sokol Mjacaj: Pasi mbarova disa punë në shtëpi, thashë po dal për të grabitur ndonjë turist

I akuzuari për vrasjen e dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj, është shfaqur i qetë  në seancën e dhënies së masës së sigurisë në Gjykatën e Shkodrës.

20-vjeçarit, teksa po tregonte ekzekutimin e çiftit të turistëve, Michal Svatos dhe Anna Kosinova mbrëmjen e 3 korrikut, në fshatin Prekal të Shkodrës, i ka lënë pa fjalë hetuesit.

Pas vrasjes, Mjacaj ka tentuar ta kalojë mbrëmjen si gjithmonë duke shkuar në lokalin e një të njohuri në fshatin Grudë e Re. Teksa po konsumonte kafe, ai nuk ka lënë asnjë përshtypje se kishte vrarë dy turistët.

Pas një seancë që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, gjyqtarja Luveta Dardha ka lënë në burg Sokol Mjacajn. Pas caktimit të masës së sigurisë, Mjacaj është përcjellë për në burgun e Shën Kollit nën masa të forta sigurie, raporton “Shekulli”.

Rrëfimi i Sokol Mjacajt:

Rreth orës 16:00 të pasdites pasi mbarova disa punë në shtëpi vendosa të dal në rrugë për të grabitur ndonjë turist që frekuenton zonën.

Mora automatikun me dy karikatorë, e futa në një çantë sportive dhe dola në rrugë në vendin e quajtur Lotaj. Aty prita pak, deri sa erdhi një fuoristradë me targa të huaja.

I bëra shenjtë të ndalonte, ndaloi i kërkova të më merrnin si pasagjerë, komunikova me ta disa fjalë anglisht dhe u morëm vesh me shenja.

Michael më tha se nuk kishin vend në makinë dhe tentoi të largohej, por nxora automatikun dhe i kërcënova duke qëlluar disa herë në ajër.

Më morën në makinë dhe gjatë gjithë kohës e kam mbajtur automatikun pas kokës së shoferit, me fishekë në gojë, por sapo u afruam tek vendi i quajtur Mes-Lum shoferi tentoi të më marrë armën dhe e për këtë arsye e qëllova.

Më pas qëllova dhe shoqëruesen e tij, mjeti humbi kontrollin dhe ndaj e lashë automatikun në makinë dhe ika për t’u fshehur.

Lajme të ngjashme

Back to top button