Një vizitë e rëndësishme….

Marrëdhëniet diplomatike, gjeopolitike dhe gjeoekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, në 25 vite demokraci, kanë gjithnjë të mira.
Raportet diplomatike shqiptaro-gjermane, më saktë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë janë vendosur që më 1987.
Që nga ajo kohë deri më sot, përveç një vizite të ngutur dhe të nevojshme të kancelarit të atëhershëm gjerman Gernard Schroeder, e cila u zhvillua për shkak të krizës të rëndë në Kosovën e kohës së luftës, asnjë kancelar gjerman nuk e kishte shkelur tokën shqiptare.
 
Vizita zyrtare e Angela Merkel, sot më 8 korrik 2015 në Tiranë, në kuadër të turit të saj Ballkanik, është e rëndësishme, pasi demonstron vullnetin e kancelares gjermane për integrimin e rajonit në BE.
 
Përveç Tiranës, Merkel do të vizitojë edhe Beogradin, Podgoricën, Sarajevën, duke bërë të mundur përmes politikës që shtete si Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Kosova, të lënë pas të shkuarën, për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian.
 
Projekti europian parasheh jo vetëm integrimin politik të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe bashkëpunimin e prosperitetin ekonomik, si dhe krijimin e shteteve sa më të sigurta.
 
Projekti europian i Ballkanit Perëndimor, i vendosur si prioritet nga Merkel në Berlin, nxit bashkëpunimin konstruktiv të shteteve të rajonit për paqe e siguri, të cilat i shërbejnë jo vetëm shteteve ballkanike, por edhe vetë BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button