Merkel në Tiranë: Gjermania ka nevojë për punëtorë, Shqipëria mund të na ofrojë

Merkel, në fjalën e saj në konferencën për media bashkë me kryeministrin Rama, tha “Është kënaqësi e madhe që mbajta premtimin për ardhjen time në Tiranë. Kemi bashkëpunim të mirë dhe të gjerë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira”.

Ajo ka zbuluar se ka folur me Ramën edhe për reformat ekonomike,
“Kemi diskutuar për marrëdhëniet bilaterale. Kemi mundësi edhe më të mëdha për të arritur rezultate edhe më të mira në aspektin ekonomik. Mendoj që për Shqipërinë, e rëndësishme është krijimi i kushteve ligjore për investitorët gjermanë. E mbështesim Shqipërinë drejtë anëtarësimit në BE, por edhe e mbështesim në reformat e drejtësisë. Jam shumë e sigurt se kemi shumë mundësi bashkëpunimi, si turizmi, telekomi, energjetika… Mendoj që politika mund të angazhohet në krijimin e kontakteve në këtë drejtim”.

Merkel foli edhe për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani por edhe për punësimin e të rinjve në shtetin e saj.

“Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen azilantë në Gjermani. Megjithatë, Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, gjë të cilën besoj se Shqipëria mund të na ofrojë”, theksoi Merkel.

Merkel tha se me Ramën kanë biseduar edhe për çështjet rajonale, sidomos për Serbinë, por edhe për Kosovën e Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button