Rusia vendos veto, nuk kalon Rezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë

Rusia më herët në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka kërkuar që Rezoluta për Srebrenicën mos të hidhet fare në votim, por anëtaret tjera nuk e kanë pranuar këtë propozim.

Për miratimin e Rezolutës kanë votuar 10 anëtare të Këshillit të Sigurimit, katër ka qenë të përmbajtura, derisa Rusia ka qenë kundër, por ky shtet ka të drejt vetoje. Në mesin e vendeve që janë përmbajtur ka qenë edhe Kina, transmeton Indeksonline.

Vetoja ruse menjeherë është kritikuar ashpër, kurse propozuesi i Rezolutës, Britania e Madhe, me vlerësimin se vetoja është shokuese, ka thënë se “ky hap i Rusisë ndot kujtesën ndaj të gjithë atyre që janë vrarë në gjenocidin serb në Srebrenicë”.

SHBA-të kanë vlerësuar se vetoja ruse “është edhe një reputacion i errët i Këshillit të Sigurimit”.

Përvec Kinës, të përmbajtura ishin edhe Nigeria, Angola dhe Venezuela. “Për” kanë votuar SHBA, Britania e Madhe, Franca, Spanja, Lituania, Zelanda e Re, Kili, Malajzia, Jordania dhe Çadi.

Rezoluta përmbante përgjegjësinë e serbëve për gjenocidin në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

Lajme të ngjashme

Back to top button