E dhimbshme: Të masakruarit e Srebrenicës në fotografi

0 vite pas mizorisë më të madhe në Evropë, pas Luftës së II-të Botërore, ku më shumë se 8000 boshnjakë myslimanë pësuan nga regjimi serb në vitin 1995 në gjenocidin në Srebrenicë, gazetarja boshnjake në Radion Evropa e Lirë, Dzenana Halimoviq, me dëshirën që jo vetëm emrat e të vrarëve të mos harrohen, por gjithashtu edhe fytyrat dhe fotografitë e tyre, ka bërë një punë të madhe duke i publikuar fotografitë online.

Ajo synon të mbledh të gjitha fotografitë e të vrarëve, duke i publikuar në portalin e Radios Evropa e Lirë. Ajo deri tani ka mbledhur fotografitë e 2400 të vrarëve, transmeton Indeksonline.

“Kur fillova të mbledh fotografitë e të vrarëve në Srebrenicë, detyra në fillim dukej rutinore. Por më vonë ndryshoi, kur filluam të shihnim fytyrat e viktimave”, ka thënë Halimoviq.

Shikoni këtu fotografitë e të vrarëve

Lajme të ngjashme

Back to top button