Shullani: Të zbatohet Kanuni për Sokol Mjacajn

Kryetari i Shoqatës së Misionarëve dhe Pajtimit të Gjaqeve në veri të Shqipërisë, Nikoll Shullani, i cili banon pranë fshatit të të pandehurit Sokol Mjacaj shprehet ashpër dhe kategorik kundër Mjacajt.

“Nuk është hera e parë që ai djalë ka kryer ato veprime. Prandaj kërkoj që të zbatohet Kanuni. Të mbidhet fshati dhe të nxirren nga ai fshat babai i tij dhe vëllai. Më pas tiu digjen shtëpitë dhe tiu digjen pemët.

Për autorine krimit të dyfishtë duhet dënim maksimal, varje në litar, që dënimi i tij të bëhet shembull”, ka thënë Shullani.

Ai tha se shqiptarët patën të drejtë të revoltohen kaq shumë për atë akt, sipas tij, krejt të paprecendent.

Lajme të ngjashme

Back to top button