Dyshime për rrethanat e vrasjes së anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane

Lektori në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Ankarasë, Prof. Dr. İsmail Hamit Hancı, në lidhje me vrasjen e anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) gjatë bastisjes së forcave të sigurisë në Egjipt, ka pohuar se mundësia e konfliktit këtu duket e ulët, ndërsa mundësia e ekzekutimit është më e lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prof. Dr. Hancı, ka vlerësuar për gazetarin e AA-së fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Egjiptit të cilat i përkasin vendngjarjes dhe 9 personave anëtarë të Ihvan të cilët u vranë në bastisjen e ndërmarrë më 1 korrik nga forcat e sigurisë egjiptiane.

Ai u shpreh se edhe pse fotografitë nuk ishin të mjaftueshme, ka analizuar fotografitë duke u konsultuar me departamentet e tjerë të mjekësisë ligjore në Universite, duke transmetuar se në fotografi ndodhen 4 persona dhe ka shpjeguar se personi i vetëm i shënuar me numrin 2 me shumë mundësi është qëlluar nga përpara.

Prof. Dr. Hancı, i cili thekson se para këtij personi gjendet pushkë automatike dhe një gëzhojë e vetme u shpreh më tej se: “Edhe ajo gëzhojë nuk i përket kësaj arme. Me shumë mundësi është një gëzhojë e një pistolete që mund të jetë 7.65 ose 9 milimetra. Sepse nga këtu nuk e bëjmë dot dallimin e saktë, por është një gëzhojë e plumbit të pistoletës. Ka karikatorë dhe plumba të cilët pretendohet se i përkasin personit të vrarë. Gëzhoja e armës automatike është më e madhe, për këtë arsye gëzhoja e vetme e pasqyruar nuk i përket kësaj këtu. Si mund të komentojmë nga këtu, nuk ka ndonjë shkrepje. Sepse përreth nuk ndodhen gëzhojat e armës automatike. Është qëlluar drejt fytyrës nga afër. Mund të komentojmë se ajo gëzhoja e armës që është shkrepur ka rënë këtu. Mundësia duket e tillë”.

Prof. Dr. Hancı duke vlerësuar më tej se “Në armët e gjendura pranë personave të dytë dhe të tretë të japin pamjen sikur janë vendosur ashtu. Përreth nuk ka asnjë shenjë që këto kanë hapur zjarr. Pamjen e përparme nuk mund ta shohim, por këto persona janë qëlluar nga qafa dhe shpina, pra nga pjesa e prapme. Ndërsa tek personi i katërt vërehet vetëm këmba” dhe tha se “Në të dy fotografitë armët duken sikur janë vendosur pranë tyre sa për pamje”.

– “Presim që gjaku të mblidhet”-

Ndaj pyetjes “nëse mund të jenë vrarë në ndonjë vend tjetër dhe janë sjellë më pas?” Prof. Dr. Hancı i përgjigjet “Mundet. Në një goditje të tillë presim që gjaku të mblidhet më shumë, presim që të dalë gjak më shumë nga një person. Pra në vendngjarje nuk kemi të mbledhur të gjakut. Para personit gjaku ka rrjedhur, por ne presim që ky gjak të rrjedhë në tokë, një gjë e tillë nuk është e mundshme. Edhe armët sikur i janë vënë pranë vetëm sa për fotografi”.

Prof. Dr. Hancı, i cili cilëson se trupi i njeriut është një shënjestër e lëvizshme ai ka pohuar se: “Mund të goditet nga disa vende në situatën e lëvizshmërisë. Ky person duket se është qëlluar nga mbrapa. Kjo mund të jetë edhe një ekzekutim edhe një konflikt, por mundësia e konfliktit këtu është e ulët. Mundësie e ekzekutimit është më e lartë, sepse nuk ka grumbullim të gjakut. Po të ishin qëlluar këtu prisnim që të kishte më shumë gjak”.

“Në fotografi ka 4 persona. Në vendin ku ndodhen 4 personat presim që të ketë një pellg të madh të gjakut. Këto po të ishin fotografi të konfliktit në tokë do të ndodheshin gëzhojat dhe përreth duhej të ishte spërkatur me gjak. Këtu nuk ka asnjë spërkatje të gjakut. Nëpër mure nuk ka shenja të plumbave. Vetëm një gëzhojë kemi gjetur edhe ajo është pistolete” ka theksuar Prof. Dr. Hancı.

– “Armët janë shumë pranë trupit”-

Prof. Dr. Hancı i cili ka transmetuar se në fotografi vërehen shenjat e vendosura në vendngjarje nga ekipet hetimore të skenës së krimit ka vlerësuar se: “Trupat mund të jenë transportuar, por në vendngjarje janë numrat dhe shenjat e tjera të vendosura nga ekipet hetimore të skenës së krimit. Kështu trupat nuk janë transportuar, në presim që asnjë prove të mos preket. Sikur të ketë konflikt pas tij ekipet tërhiqen dhe vijon hetimi në vendin e krimit. Vendi i ngjarjes nuk preket. Trupi qëndron aty ku ka vdekur. Kjo është në kundërshtim me logjikën e hetimit të skenës së krimit”.

Prof. Dr. Hancı duke vënë në dukje se duke u nisur nga këto fotografi nuk mund të arrihet në një përfundim të caktuar, ka shtuar se mundësia është më e lartë për “ekzekutim”. Ai shprehet se: “Edhe arma nuk qëndron kështu pranë personit. Këto armë sikur janë vendosur me vetëdije. Kur njeriu qëllohet nga fuqia e goditjes së plumbit arma ikën nga duart. Nuk mund të presim që arma të jetë kaq afër. Sepse kur peroni qëllohet merr një goditje, ne presim që arma të hidhet tutje, pak më larg se vetja e tij. Ndoshta tek njëri mund edhe jetë, por tek të dy trupat ka një mundësi shumë të ulët. Ne e perceptojmë sikur është e vendosur aty. Të vrarët janë krah për krah. Mund edhe ti kenë mbledhur edhe ti kenë fotografuar. Ka edhe një mundësi të tillë. Kjo është ajo që kuptojmë nga këto fotografi”.

Burimet policore në Egjipt kishin njoftuar se forcat e sigurisë kishte zbuluar se “disa të kërkuar” në një shtëpi në lagjen 6 tetori në Kajro dhe se ndaj shtëpisë në fjalë ishte kryer një bastisje duke pretenduar se gjatë kësaj “nga brenda ishte hapur zjarr” dhe në konflikt ishin vrarë 9 persona duke përfshirë edhe ish-deputetin Nasır el-Hafi.

Ndërsa burimet e Vëllazërisë duke mohuar hapjen e zjarrit nga personat në fjalë kishin theksuar se anëtarët të cilët ishin “fshehur për disa arsye të pavlefshme” kishin qenë të paarmatosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button