Bankat në Greqi pa para, shansi i fundit për shpëtimin e vendit

Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të ketë shansin e fundit për të propozuar reforma të besueshme për të rihapur negociatat për borxhin, para se bankat greke të mbesin pa para.

Cipras duhet të bindë 18 vendet e eurozonës për një ndihmë financiare të shpejtë për shpëtimin e vendit nga falimenti, transmeton Shqiptarja.

Ndërsa, ministrat e eurozonës i kanë kërkuar qeverisë greke që të tregohet serioze dhe që të mos presin ndonjë tolerim për borxhin.

Gjatë samitit emergjent në Bruksel është bërë e qartë se nga Athina priten reforma të mëtejshme.

Samiti është thirrur pas referendumi të së dielës, ku populli grek i tha jo marrëveshjes me kreditorët.

“Ristrukturimi i borxhit është bërë në vitin 2011 dhe 2012 dhe kreditorët humbën shuma të mëdha”, shprehet ministri finlandez i Financave, Aleksandër Stub.

Lajme të ngjashme

Back to top button