Shkëndija e bën profesionist Totren

Drejtuesit e Shkëndijës përveç punës angazhimeve me sjelljen e përforcimeve cilësore, nuk lënë anash edhe talentët e skuadrës që me kualitetin e tyre premtojnë të bëhen forcë bartëse e ekipit të parë. Ennur Totre ishte zbulimi më i madh në sezonin pranveror të sezonit të kaluar, duke u promovuar në futbollist standard në ekipin e parë.

Duke vlerësuar impenjimin e tij, paraqitjet e mira të shfaqura në fanellën e ekipit të parë dhe progresin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve në grupmoshat e Shkëndijës, drejtuesit e klubit vlerësuan se ishte momenti për ‘ta lidhur’ Totren me kontratë profesionale. 18-të vjeçari ka firmosur për 4 vite dhe prej sot ai nuk është stipendist.

“Jam natyrisht shumë i kënaqur që firmos kontratën e parë profesionale, për më shumë që ka të bëjë me klubin tim të zemrës. Falënderoj kryesinë për vlerësimin që tregon ndaj meje dhe unë do të mundohem të jap maksimumin për të arsyetuar besimin e drejtuesve”, deklaroi Ennur Totre pasi firmosi kontratën e parë profesionale në karrierë. Mesfushori i talentuar Totre ka kaluar gjithë kategoritë e reja në grupmoshat e Shkëndijës, ndërsa kohëve të fundit shkëlqeu edhe në ekipin e parë. Shkëndija konsideron pjesë të rëndësishme të ekipit talentët nga shkolla vetanake dhe njëjtë si me Totren do të veprohet edhe me disa futbollistë tjerë që dallohen me kualitetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button