Instagram rrit madhësinë e fotove që mund të ngarkohen në këtë rrjet social

Ditët e fundit në rrjetin popullor Instagram, është vënë re publikimi i disa fotove me përmasa më të mëdha se ato që janë ngarkuar deri më sot.

Që nga dita e premte Instagram ka bërë të mundur shpërndarjen e fotove me përmasa 1080×1080 piksel. Por skuadra e Instagram nuk ka dashur të bëjë të ditur lajmin e publikimit të këtyre fotove. Kjo ndoshta sepse kompania ka vendosur të sjellë një debutim të bujshëm të këtij ndryshimi në javët në vijim.

Bëhet fjalë për foto me rezolucion 1080 piksel të cilat kanë një cilësi shumë afër origjinalit. Foto të tilla janë pikasur si në aplikacionin Android ashtu dhe në atë iOS.

Nëse doni të shihni një foto në format të tillë atëherë kycuni në Instagram nga një shfletues Chrome ose Firefox dhe kodit HTML të faqes i bashkangjisni prapashtesën .jpg. (PC World Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button