Banorët e Lagjes së Trimave urgjentishtë kërkojnë riparimin e ambulancës

Banorët e Lagjes së Trimave, pas paralajmërimeve nga Mjekët për mbylljen e ambulancës së Lagjes për shkak të kushteve të vështira, kërkojnë që urgjentisht ajo të riparohet, transmeton Alsat M.

Qytetarët iu bëjnë apel autoriteteve të marrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve.

Frika nga zhvillimet e fundit në këtë lagje, ka bërë që në opinion të dalin zërat se ambulanca mund të shpërngulet diku tjetër. Qytetarët thonë se nuk e pranojnë një gjë të tillë.

Ambulanca “Tode Mendoll” përfshinë edhe repartin e vaksinimit të fëmijëve, i cili si pasojë e mungesës së kushteve është i kufizuar në veprimtarinë e tij. Të punësuarit thonë se shpeshherë në këtë objekt hasin në gjarpërinj dhe minj të mëdhenj. 10 vitet e fundit, asgjë nuk është investuar nën të, ndërsa objekti çdo ditë e më tepër përveç shkatërrimit, bëhet strehë edhe për përdorues droge.

Lajme të ngjashme

Back to top button