Daçiq akuzon britanikët: Ditë ters për Serbinë

Ministri serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se sot për Serbinë është një ditë e rëndësishme, por jo edhe me fat, lidhur me seancën e Këshillit të Sigurimit që po mbahet mbi kalimin e rezolutës britanike për Masakrën e Srebrenicës, duke shtuar se shpreson se çdonjëri të jetë i vetëdijshëm për pasojat që kalimi i Rezolutës për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit mund të shkaktojë.

Daçiq beson se një mashtrim sistematik është duke iu bërë Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Nëse dikush dëshiron të krijojë pandehje të ligjshme për anulimin e vendimeve të Republikës Serbe, bazuar mbi një supozim lidhur me një gjenocid, të cilin OKB-ja dëshiron ta verifikojë tash, më duhet të them se Serbia si garantuese e Marrëveshjes së Dejtonit do ta mbështesë këtë marrëveshje, si pjesë e Bosnjës përmes etnitetit serb aty”, ka thënë Daçiq për RTS.

Ndërkaq, ministri i jashtëm ka akuzuar Britaninë e Madhe për rol negativ në këtë çështje.

“Çështja nuk është nëse dikush i kundërshton krimet në Srebrenicë ose jo. Kjo nuk është e diskutueshme. Parlamenti Serb pati kaluar një rezolutë mbi këtë problemtatikë vite më parë, duke e bërë Serbinë vendin e vetëm në regjion që dënon krimet e kryera kundrejt kriminelëve”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se çfarë është e diskutueshme, është mënyra se si e gjithe kjo ka filluar.

Daçiq ka konfirmuar poashtu, se Serbia nuk është ftuar në seancën e Këshillit të Sigurimit të martën.

Lajme të ngjashme

Back to top button