Kush po i frynë përçarjes?

Ardhja e Lëvizjes BESA në skenën politike “ngjalli” shpirtin edhe të disa subjekteve tjera politike që deri ateherë vetëmse kishin shpallur kapitulimin e tyre. Interes i kujt ishte që përsëri të aktivizohen këto subjekte, besoj se opinion e vërejti dhe u tregua vigjilent ndaj këtij “zgjimi”. Pse deri te ky konstatim? Sepse ky moment, është preambula e programit të atyre që fryjnë në përçarjen mes subjekteve opozitare.

Nëse japim një retrospektivë të ndodhive që kanë sjellë në degradim total shoqërinë shqiptare në Maqedoni në të gjitha sferat, shohim se rezultat i këtij degradimi janë dy partitë politike (BDI-PDSH) që me vasalitetin e tyre ndaj partisë maqedone në pushtet (VMRO) edhe sot mbajnë peng apo në hipotekë shqiptarët. Këtë më mirë na e vërtetuan bombat e LSDM-së, me çka u doli në pah gjithë ai maskarallëk. Në kushte të tilla, ku në njërën anë partia shqiptare në pushtet dhe tjetar indirekte në pushtet, ndërsa në anën tjetër partitë tjera drejt zhdukjes nga mospërballimi i rezultatit negativ të arkëtuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, krijoi vakuum në ngritjen e zërit dhe kritikës ndaj pushtetit në përgjithësi, e në veçanti të mbrojtjes së kërkesave dhe halleve të shqiptarëve. Lëvizja BESA erdh pikërisht për të ngrit zërin e arsyes shqiptare dhe për t’ju thënë se ka dikush që është në anën e shqiptarëve dhe se shqiptarët nuk janë jetim këtu. Me platformën e saj politike të qartë dhe identitet të definuar përmes 3 (tre) A-jave: Autonom, Autentik dhe Autonom, me aktivitete dhe aksione të ndryshme, ka dëshmuar një çasje ndryshe të politikbërjes, e gatshme tu rri përballë problemeve dhe halleve të shqiptarëve në këtë shtet dhe njëkohësisht të ofrojë zgjidhje afatgjate për to.

Përkrahja e madhe dhe mirëpritja e ngrohtë e popullatës për Lëvizjen BESA e trazoi ujin e pozitës dhe “opozitës” së kalbur shqiptare. Dhe në këtë rast, trazimi i ujit aktivizoi ujqërit në pregatitje të kurtheve ndaj Lëvizjes BESA. Kurthi i përçarjes u vërejt qysh në aktivizimin e “mosmarrëveshjeve” mes partive opozitare, që për fat të keq disa subjekte politike opzitare edhe ranë në këto kurthe që në vend që të merren me dështimet e pushtetarëve shqiptarë, ata qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, qoftë nëpërmjet portaleve të tyre merren me shpifje mbi Lëvizjen BESA, me çka edhe e shtyjnë shumë larg mundësinë e bashkëpunimit opozitar. Poashtu , kurth tjetër i pushtetarëve shqiptarë, ishte që, për tu minimizuar përkrahja dhe mbështetja e madhe, duhej që Lëvizja BESA të futet në kategorinë e partive të vogla, dhe në këtë mënyrë, me problemet madhore merren partitë e mëdha. Realiteti po tregon gjëra të kundërta,  Lëvizja BESA është subjekt i ri politik dhe pasiqë nuk ka marrë pjesë në asnjë zgjedhje deri sot, është e pandershme që të bisedohet mbi madhësinë elektorale të saj.

Sidoqoftë, agjendat e errëta dhe kurthet e ndryshme nuk janë preokupimi ynë. Preokupimet e Lëvizjes BESA po dëshmojnë hapa serioz dhe kontribut të duhur në angazhimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Vijat e kuqe të trasha që ka nënvizuar dhe definuar Lëvizja BESA në platformën e saj politike nuk janë çështje kompromisi dhe pazarllëk i ndarjeve të ndryshme dhe deri në përmbushjen e këtyre synimeve është i mirëseardhur çdo bashkëpunim me subjektet tjera politke. Dhe gjithë aktivitetet e deritanishme kanë qenë në frymë dhe dorëzgjatje për bashkëpunim me gjithë subjektet tjera që synojnë përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve. Vetëm një RIDEFINIM i sistemit juridiko-politik do ishte hapi i duhur për një shtet stabil, me mirëqenie, perspektivë dhe zhvillim ekonomik.

E gjithë kjo ka një konkluzion se, Lëvizja BESA është e angazhuar për bashkpunim me gjitha subjektet që synojnë përmirësim të statusit politiko-juridik të shqiptarëve në Maqedoni, e jo të plotëson agjendat e errëta të atyre që me  çdo kusht promovojnë përçarje.

KY ËSHTË DALLIMI!

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button