Ja sa shqiptarë janë të graduar në ushtrinë zvicerane

Në gradimin e fundit është theksuar numri shumë i vogël i zviceranëve të graduar me prejardhje nga Kosova.

Në listën prej disa qindra të graduarish i gjejmë vetëm 3 me emra shqiptarë. Ata janë Jasin Jashari Jasin, (Steg VS), Gezim Fetai, (St. Gallen), Kastriot Asani, (Felben-Ëellhausen TG), të graduar me gradën e togerit, (Oberleutnant), shkruan albinfo.ch.

Ndërsa, nga ana tjetër, shifrat jozyrtare që qarkullojnë nëpër institutet dhe mediat zvicerane thonë se disa mijëra shqiptarë mund të jenë pjesë efektive e ushtrisë zvicerane.

Por, asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë rreth kësaj, sepse përgjigjja zyrtare e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button