Dy gra janë paraqitur të zhdukura në Manastir dhe Tearcë

Dy gra, njëra nga Manastiri, ndërsa tjetra nga Tearca, mbrëmë janë paraqitur në polici si të zhdukura.

MPB njoftoi se mbrëmë në orën 21:00 në SPB ­ Manastir, S.R (64) ka paraqitur se nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij M.R (33).

Në stacionin policor në Tearcë, mbrëmë në orën 22:15 , 41 vjeçari R.SH nga fshati Sllatinë i Tetovës, ka paraqitur se më 3 korrik rreth orës 11 nga shtëpia është larguar dhe nuk është kthyer bashkëshortja e tij 27 ­vjeçare e pakurorëzuar.

MPB­ja po ndërmerr masa për gjetjen e dy grave të zhdukura.

Lajme të ngjashme

Back to top button