Kriza greke: Vazhdojnë bisedimet, Tsipras prezenton propozime të reja

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, pritet që të bëj propozimet e reja në një samit emergjent të vendeve të Eurozonës, pas referendumit të së dielës.

Thuhet se propozimi do të përfshijë kërkesën e qeverisë greke që borxhet të shkurtohen për 30 për qind, pasi qytetarët votuan kundër masave shtrënguese në referendum, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, nga Ahtina kërkohet që të bëjë propozime serioze, pasi që shumë lehtë mund të mos i kryejë detyrimet financiare që janë mbi 323 miliardë dollarë.

Përkundër faktit që referendumi në Greqi ka përfunduar, bankat komerciale vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button