Si ndikon martesa e lumtur në shëndetin tuaj?

Një studim i ri gjen një lidhje thelbësore në mes të kualitetit të marrëdhënies tuaj dhe shtypjes së gjakut.
Siç edhe thotë një thënie e vjetër, “një grua e lumtur do të thotë një jetë e lumtur”, por një studim i ri ka gjetur se ‘një grua e lumtur’ do të thotë edhe një jetë më të shëndetshme gjithashtu.

Një hulumtim i ri shqyrtoi efektet e stresit dhe cilësive negative martesore midis çifteve, veçanërisht në presionin e gjakut.

Përderisa hulumtimet e mëparshme shikonin në atë se si stresi dhe kualiteti i martesës ndikon në presionin e gjakut në individë, këtë herë ekspertët janë fokusuar në atë se si presioni i gjakut të një personi preket edhe nga vet stresi i tyre dhe i partnerit.

Duke matur presionin e gjakut tek çiftet, ata gjetën një lidhje direkte në mes të niveleve të stresit dhe kualitetit të marrëdhënies, transmeton Lajmi.net.

Më e rëndësishmja, studimi zbuloi se stresi tek gratë kishte implikime serioze në presionin e gjakut tek burrat e tyre, veçanërisht në marrëdhëniet që ishin me cilësi negative.

“Ne u mahnitëm nga këto rezultate për shkak që ato tregojnë se si stresi dhe efektet negative në një marrëdhënie ndikojnë tek shëndeti,” tha udhëheqësja e studimit Kira Birditt.

“Fiziologjia e një individi është e lidhur ngushtë me jo vetëm përvojën e tij apo saj, por gjithashtu edhe përvojën dhe perceptimet e bashkëshortit të tij apo saj,” shtoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që hulumtimi ka lidhur stresin në martesë me probleme shëndetësore. Studime të mëparshme tregojnë se një martesë e lumtur mund të mbrojë zemrën dhe përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.

Një studim tjetër më 2014 gjeti gjithashtu se një martesë e lumtur bënte që meshkujt të kishin edhe eshtra më të fortë.

Lajme të ngjashme

Back to top button