Antikorrupsioni kërkon që Prokuroria të ndjek penalisht Zaevin

Komisioni shtetëror për Antikorrupsion, siç mëson Fokus, disa ditë më parë, ka dërguar shkresë deri tek Prokuroria Penale me të cilën kërkon që në mënyrë penale të ndiqet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nën dyshimin për korrupsion edhe atë në tre raste të ndryshme.

Sipas dokumenteve zyrtare të cilat i ka siguruar Fokus, Komisioni për Antikorrupsion thirret në informacione të publikuara në disa media, andaj kërkon kyçjen e Prokurorisë për të kontrolluar.

“Në informacionet e publikuara në opinion përmbahen pretendime për tre raste të ndara për veprime korruptive edhe atë për blerjen e pasurisë së patundshme jashtë shtetit dhe mos paraqitjen e saj, kërkim të mitos nga një person i cili paraqitet si palë në procesin e rregullimit të statusit juridik të patundshmërisë në Strumicë dhe kërkim të ryshfetit nga pronari i subjektit juridik “Idnina”, thuhet në letrën.

Fokus shkruan se është e paqartë se pse Komisioni për Antikorupsion kërkon që Prokuroria të ndjek penalisht Zaevin për gjoja kërkim të ryshfetit, kur tani më është ngritur aktakuzë për këtë rast. Gjithashtu, habit fakti se ata thirren në informacione të cilat deri tek ata kanë arritur nëpërmjet medieve, ndërsa nuk veprojnë në mënyrë të njëjtë gjatë publikimit të aferave të cilat i zbulojnë mediat, e që janë të lidhura me funksionarët aktual të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button