Prezantohet treni i parë që do të prodhohet për Maqedoninë

­ Muajin e ardhshëm në Maqedoni do të arrijë treni i parë nga gjashtë trenat për udhëtarë që për “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” SHA Shkup i prodhon kompania kineze CRRC.

Garnitura e re elektromotorike për udhëtim sot u promovua në fabrikën e kompanisë në qytetin Xhuxhi para delegacionit të Maqedonisë të udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vlado Misajlovski. Treni është me tre vagonë me kapacitet për 200 udhëtarë dhe mundësi për shpejtësi deri 160 kilometra në orë, njoftoi korrespondenti i MIA­s.

Nga CRRC, Maqedonia blen edhe një garniturë elektromotorike dhe katër garnitura disel, të cilat sipas ministrit Misajllovski, duhet të arrijnë deri në janar të vitit të ardhshëm. Me projektin e Qeverisë për ripërtërijen e parkut të automjeteve të hekurudhës, theksoi Misajlovski, Maqedonia për herë të parë pas pavarësimit pajiset me tren elektrik modern. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë ia dhanë besimin Nikolla Gruveksit dhe kësaj Qevere për mijëra arsye, e këto mijëra arsye janë projektet që janë paraparë në program. Sot kemi nderin ta shohim dhe të bëhet pranimi teknik i trenit të parë elektronik që do ta marrë Maqedonia nga pavarësimi i saj. Bëhet fjalë për tren ultramodern i cili do të arrijë për një muaj në Maqedoni”, deklaroi Misajlovski pas promovimit të trenit. Në pajtim me planifikim, shtoi vazhdojmë me realizimin e programit.

Sipas drejtorit të HM Transport Nikolla Kosotv, me trenat e rinj krijohen mundësi për rritjen e numrit të udhëtarëve. Drejtori i përgjithshëm i CRRC Xho Çink theksoi se Maqedonia është treg shumë i rëndësishëm për këtë kompani për shkak të pozitës gjeostrategjike në Ballkan. Trenat e rinj për udhëtarë do të kenë kapacitet të tërësishëm prej 1.200 udhëtarësh, që do të mbulojë 60 për qind të linjave që i mban HM­Transport.

Duhet të jenë të klimatizuara, të pajisura me toalet me vakum, t’i përmbushin masat më të rrepta për efikasitet energjetik, t’i plotësojnë standartet e sigurisë, si dhe kushtet për transport të personave me lëvizje të kufizuar. Sipas Kostov, për shkak të karakteristikave të larta teknike të trenave para lëshimit të tyre në qarkullim makinistët e HM Transport do të trajnohen nga personeli i CRRC. Blerja e trenave bëhet me 25 milionë euro, pjesë nga kredia nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim për riparimin e parkut të automjeteve të HM Transport. Me 15 milionë euro nga kredia u financua edhe blerja e 150 vagonëve transportues për HM Transport, ndërsa me 10 milionë euro riparimi i lokomotivave dhe garniturave ekzistuese.

*********************************************************************************

Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski qëndron për vizitë në RP të Kinës, ku sot në kompaninë CSR korporejshën ltd, në qytetin Xhuxho do të marrë pjesë në prezantimin e trenit të parë të prodhuar për nevojat e SHA Transport hekurudhat e Maqedonisë Shkup.

Me CSR-në Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka lidhur marrëveshje për furnizim të gjashtë garniturave udhëtuese për HM Transport.

Misajlovski, i cili është shoqëruar nga drejtori i HM Transport Nikolla Kostov në takim me menaxhmentin e CSR-së do të bisedojnë për realizimin e marrëveshjes me të cilin Maqedonia furnizon katër garnitura të reja motorike dizel dhe dy elektro garnitura motorike.

Sipas paralajmërimeve, dërgesa e trenit të parë do të jetë verës, ndërsa dërgesa e garniturave të tjera hap pas hapi, ashtu që çdo muaj do të arrijë nga një.

Trenat e rinj për udhëtarë do të kenë kapacitet të tërësishëm prej 1.200 udhëtarësh, që do të mbulojë 60 për qind të linjave që i mban HM-Transport. Duhet të jenë të klimatizuara, të paisura me toalet me vakum, t’i përmbushin masat më të ashpra për efikasitet energjetik, t’i plotësojnë standartet siguruese, si dhe kushtet për transport të personave me lëvizje të kufizuar.

Furnizimi i trenave bëhet me 25 milionë euro, një pjesë është nga kredia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të destinuar për rindërtimin e parkut të trenave të HM Transport. Me 15 milionë euro të kredisë është financuar edhe blerja e 150 vagonave bartës për HM-Transport, ndërsa me 10 milionë euro rindërtimi i lokomotivave ekzistuese dhe garniturave.

“CSR” është njëri nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të lokomotivave dhe vagonave për transport të udhëtarëve dhe mallrave. Prodhon dhe servison lokomotiva dhe vagona për udhëtarë dhe për mallra, motorë për automjete dhe automjete për transport të qytetit dhe komponenta adekuate, ndërsa e ka prodhuar edhe lokomotivën e parë elektrike në RM të Kinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button