Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët të kohëpaskohshme nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 21 gradë, ndërsa e ditës prej 31 deri 38 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngashëm, me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 17 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 37 gradë.

UV-indeksi do të paraqesë 9.

Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë më i ngrohtë dhe pritet rritje më e dukshme e temperaturave ditore. Të enjten pasdite do të mbajë mot kalimtar me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe dukuri të bubullimave. Të premten temperatura e ditës do të zbresë për tre deri katër gradë. Të shtunën moti sërish do të jetë stabil dhe më i ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button