Nora sjell vjeshtën me buzëqeshje

Këngëtarja Nora Istrefi, as njëherë nuk i lë harron fansat e saj. Përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale, ajo çdo herë mundohet t’i njoftojë për më të rejat rreth saj.

Përveç muzikës, dukshëm vërehet se ajo e pëlqen mjaft shumë edhe fotografinë. Për këngëtaren në fjalë, mjafton një ndryshim look-u që të shkrepen disa foto dhe menjëherë të zënë vendin qoftë në Facebook apo në Twitter.

Ndryshimi i ngjyrës së flokëve, ditë më parë nuk është mirëpritur edhe aq nga fansat e saj. Më anë të komenteve nga 1 deri në 10, ajo është vlerësuar deri në 4 për ndryshimin e saj.

Megjithatë, në këtë foto, Nora duket më se e përgatitur për ditët e ftohta që po afron dhe mund të themi se ka një stil të bukur e duket shumë seksi edhe kur është e veshur.

Lajme të ngjashme

Back to top button