Zbulime të reja për kompjuterin e lashtë misterioz

Një studim i ri sugjeron se kompjuteri i lashtë misterioz që u gjet më parë është edhe më i lashtë se që mendohej.

Ky mekanizëm u zbulua më 1901 në një anije të fundosur pranë Kretës.

Origjina e tij ende mbetet një mister, por besohet se ky lloj mjeti ka shërbyer si një lloj makine llogaritëse astronomike.

Mekanizmi kompleks me ngjashmëri të orës përbëhet nga 38 ingranazhe prej bronzi, dhe ka shumë gjasa që të jetë përdorur për të ndjekur pozicionet planetare dhe për të parashikuar saktë eklipset hënore dhe diellore.

Ai gjithashtu gjurmonte datat e Lojërave Olimpike.

Çfarë është më e mahnitshme në lidhje me këtë pajisje të lashtë është se ajo ishte shekuj përpara kohës së vet.

Kompleksiteti dhe saktësia e pabesueshme e këtij mekanizmi e bën atë edhe më të avancuar se çdo pajisje tjetër të njohur të kohës së ngjashme kur u krijua ajo dhe shekuj më pas, transmeton Lajmi.net.

Por, ku dhe kush e ndërtoi atë? Shkenca nuk jep ndonjë përgjigje të fortë, por disa ekspertë sugjerojnë se ajo mund të jetë frymëzuar nga një prej shkencëtarëve legjendar të antikitetit grek – Arkimedi, Hipokrati ose Poseidoni.

Kompjuteri i lashtë misterioz
Kompjuteri i lashtë misterioz

Kjo është gjithashtu në përputhje me një studim të kryer më 2008, i cili ekzaminoi gjuhën e gdhendur mbi këtë mekanizëm dhe arriti në përfundim se ajo duhet të ketë qenë prodhuar në Korint ose në Sirakuzë, ku Arkimedët jetonin, transmeton Lajmi.net.

Sa për datën e prodhimit, sipas gdhendjeve mbi kutinë e pajisjes, besohet se pajisja u prodhua në mes të viteve 80 dhe 90 p.e.s.

Por, vlerësimet më të fundit sugjerojnë se kjo pajisje mund të jetë prodhuar në mes të viteve 100 dhe 160 p.e.s.

Lajme të ngjashme

Back to top button