Instagram rrit cilësinë e fotove në aplikacion

Kur u lansuar në vitin 2010, rrjeti më i famshëm social për shpërndarjen e fotografive – Instagram ofronte madhësi të fotove në 640 piksel, që ishte mirë sipas standardeve bashkëkohore telefonave të mençur mobil, por kjo nuk do të funksionojë më në vitin 2015.
Fatmirësisht, duket se Instagram është duke u përgatitur që ta rrisë rezolucionin e fotografive të saj në1080 x 1080 piksel.
Aktualisht, Instagram nuk është duke shfaqur fotografi në 1080 x 1080 piksel, edhe pse tani ofron opsionin e ruajtjes së fotografive në cilësi më të lartë.

Në qoftë se ju kontrolloni kodin e Instagram, ju mund të shihni se imazhet janë ruajtur tani në 1080 piksel, siç e vuri re The Verge.

Për më tepër, fotot e ngarkuara nga iOS dhe Android janë duke u ruajtur në rezolucion më të lartë.

Kjo mund të jetë një sinjal i një përmirësimi për përdoruesit e Android, të cilët kanë vuajtur nga mbi-kompresimi i fotografive nga aplikacioni i Instagram që prej fillimit të këtij aplikacioni në këtë platformë.

Por për fat të keq, ende nuk ka asnjë fjalë nga Instagram se kur do të shohim këto përditësimi si zyrtare dhe fotografi me rezolucion të lartë të cilat shfaqen brenda aplikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button